Policia e Tiranës ka zbuluar një fole prostitucioni dhe ka vënë në pranga dy kineze, 40 dhe 38 vjeçe. Ato e ushtronin aktivitetin e tyre në një apartament me qira te rruga “Myslym Shyri.”
Tre persona janë nën hetim, ndërsa janë sekuestruar para dhe dy celularë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Sot u arrestuan gjithashtu tre kolumbiane në Durrës, dy 26-vjeçare dhe një 33-vjeçare, të cilat ushtronin të njëjtën veprimtari.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Komente










