Elbasan-Zbulohet një tjetër vend i ushtrimit të prostitucionit në qytetin e Elbasanit. Shtatë persona mes tyre kolumbianë e spanjollë janë vendosur në pranga pasi në lagje të ndryshme të qytetit, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni ambiente të marrë me qira,
Po ashtu ata e promovonin këtë aktivitet në faqe online ku ofronin favore seksuale kundrejt pagesave.
Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 peruanët tutorë dhe një 31 vjeçare nga Venezula do të hetohet në gjendje të lirë.
"U arrestuan në flagrancë:
-Shtetasit kolumbiane A. B., 22 vjeç, dhe L. B., 19 vjeçe, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit";
-Shtetaset spanjolle S. F., 36 vjeçe, dhe M. C., 32 vjeçe, shtetaset kolumbiane P. S., 27 vjeçe, dhe Y. A., 29 vjeçe, si dhe shtetasja venezueliane A. R., 38 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen venezueliane Y. O., 31 vjeçe, për veprën penale "Prostitucioni".
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit peruane F. G., 23 vjeçe, dhe J. G., 44 vjeç, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit", informoi sot policia.
Ndërkohë blutë sekuestruan 43 000 lekë, 2 780 euro dhe 9 celularë që dyshohen se janë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Operacioni u kodua 'Fee'.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Në fakt gjithmonë viktimat kapen tutorët janë të lirë.....kjo ndodh dhe me llotot kapen viktimat kapot dhe drejtuesit janë të lirë duke ditur që ata që i kishin ata i kanë por paguajnë.
Përgjigju