Një fermë kanabisi ka çuar në zbulimin e një rrjeti italo-shqiptar të trafikut të drogës.
Fermën e kanabisit që drejtohej nga grupi italo-shqiptar ndodhej në Langhe. Gjatë kontrolleve brenda saj janë gjetur 510 bimë kanabis dhe 18 kg marijuanë të paketuar gati për shitje.
Siç njofton Ansa, operacioni u zhvillua në orët e para të ditës së sotme nga rreth 60 karabinierë, midis provincave Cuneo, Torino, Asti dhe Rimini.
Gjatë operacionit janë ekzekutuar 14 masa sigurie mes tyre: 8 në burg dhe tre arreste shtëpie. Në hetim janë edhe 9 persona të tjerë. Pesë prej anëtarëve të këtij grupi janë shqiptarë.
Nga kontrolli në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve në flagrancë, u gjetën edhe 200 gramë kokainë dhe 500 marijuanë.