TIRANË - Shkatërrohet një rrjet i trafikut të kokainës me Greqinë. Pas disa kohësh hetime, Policia e Tiranës ka goditur sot këtë grup të trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa në pranga është vënë një person, e disa të tjerë janë në ndjekje.
Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, i arrestuari si posedues është Enard Hoxha, 25 vjeç, ndërsa bëhet e ditur se, është sekuestruar 21.6 gramë kokainë. Droga transportohej me autobusët e linjave të Greqisë, duke u fshehur me postë.
Policia tha se, droga e llojit kokainë ishte fshehur në një makinë lodër që vinte me postë. Koliposta po transportohej me autobusët e linjës ‘Klid Ballkan’.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com