Goditet tre herë me thikë brenda zyrës së tij, lideri i opozitës turke: Sulm politik nga Erdogani

Goditet tre herë me thikë brenda zyrës së tij, lideri i opozitës turke: Sulm politik nga Erdogani

Lideri i opozitës turke, Ozturk Yilmaz

Autoritetet turke konfirmuan se të mërkurën, Ozturk Yilmaz, kreu i opozitës në Turqi, u sulmua me thikë në selinë e partisë së tij në Ankara, kryeqytetin e vendit.

Mediat e huaja raportuan se një person i paidentifikuar sulmoi Yilmazin me thikë në zyrën e tij në Ankara dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Kreu i opozitës turke ka humbur sasi të konsiderueshme të gjakut pasi u godit tre herë me thikë. Ai u shtrua në një spital të Ankarasë dhe autoritetet turke kanë hapur menjëherë një hetim për sulmin.

Yilmaz njoftoi së fundmi se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale turke të vitit 2023. Muajin e kaluar, ai nënvizoi se donte "të luftonte, të lante hesapet e vjetra dhe të ndryshonte plotësisht sistemin që krijoi presidenti Rexhep Tajip Erdogan".

Ai e konsideroi këtë si një sulm politik nga presidenti turk, Erdogan.

“Kjo është një çështje politike, jo një çështje gjyqësore. Unë jam këtu, do të vazhdoj edhe më i fortë”, shtoi ai.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore