Grupi i trafikut të drogës së Visit të Pojës, i njohur ndryshe edhe si Elvis Doci është goditur sërish nga Italia. Me vendim të Gjykatës së Breshias janë lëshuar 24 masa sigurie, nga të cilat 21 arrest me burg dhe 3 arrest shtëpie. Mes emrave dallon edhe ai i Visit të Pojës, i cili është ende në kërkim nga SPAK për Operacionin Ura të zhvilluar në muajin maj të këtij viti në bashkëpunim me autoritetet italiane.

Visi i Pojës tashmë kërkohet edhe nga Italia për trafikun e 3.5 tonë kokaine nga Amerika e Jugut në drejtim të Italisë. Ai dyshohet se është koka e grupit që ka organizuar të gjithë skemën dhe garantonte trafikun e drogës

Në këtë operacion dalin në skemë edhe të tjerë emra nga operacioni ura. Gjykata e Breshias ka lëshuar masën arrest me burg edhe për Indrit Tafilin, i cili njihet si krahu i djathtë i Visit të Pojës. Në operacionin Ura rezulton se Tafili kishte rol kryesor në trafikun e drogës. Ai ishte bashkëfinancues i grupit, si dhe të marrësit në dorëzim të drogës dhe më pas shpërndarjen e saj dhe shitjen në tregun europian.

Ndërkohë, edhe Orget Shqevi që kërkohet nga Italia për trafikun e 3.5 tonë kokaine rezulton në kërkim edhe nga SPAK për operacionin Ura. Shqevi ishte personi që mblidhte shumat e parave nga të përfshirët në trafikimin apo shitjen e lëndëve narkotike dhe transportin më pas të parave nga Italia drejt Shqipërisë.

Grupi i Visit të Pojës përdor të njëjtën skemë si tek operacioni ura. Paratë që fitohen nga aktiviteti kriminal, kthehen përmes autobusëve në Shqipëri.


Lajmi kryesor:

Trafikuan 1.3 tonë kokainë, Italia godet sërish grupin e Visit të Pojës, 24 masa sigurie! SPAK arreston oficerin e Antiterrorit, sekuestrohet 12 mln € drogë (EMRAT+VIDEO)