FIER – Arrestohet nga policia i shpalluri në kërkim Aleksandër Ahmetaj, i cili bashkë me Ermira Xhaferaj kanë qëlluar njëzet herë me thikë bashkëshortin e kësaj të fundit, të cilin e kishte kunat, Saimir Xhaferaj.
Saimiri, 33 vjeç, banues në Grizë të Patosit, për pasojë është në gjendje të rëndë për jetën në reanimacion. Siç informon nga spitali rajonal i Fierit, korrespondenti i "A1 Report", Kristaq Thano mjekët kirurgë kanë operuar të plagosurin dhe pas 9 orësh ndërhyrje i kanë ndërprerë rrejdhjen e gjakut, por sipas tyre situata shëndetësore e tij paraqitet shumë e rëndë.
Në pranga ka rënë menjëherë Ermira Xhaferaj, 27 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim Aleksander Ahmetaj, 47 vjeç. Vetëm 24 orë më pas është arrestuar edhe ky i fundit në Gjirokastër në tentativë për largim drejt Greqisë.
Ermira Xhaferraj dhe i vëllai akuzohen nga prokuroria për "vrasje të mbetur në tentativë".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com