Goditi arbitrin me grushte, 7 ditë
burg për lojtarin e Domosdovës

Goditi arbitrin me grushte, 7 ditë<br />burg për lojtarin e Domosdovës
GJIROKASTER-Gjykata e Shkallës së Parë vendosi masën e sigurisë 7 ditë burg për lojtarin e ekipit të Domosdovës Kristjan Lleshi për dhunimin e arbitrit të ndeshjes ditën e diel.
 
Lleshi 33-vjeç gjatë ndeshjes mes ekipit të Tepelenës dhe Domosdovës goditi me grushte arbitrin Ardit Merdanaj nga Vlora, pasi dha një penallti për ekipin kundërshtar.
 
Kristjan Lleshi u arrestua menjëherë, ndersa sot ka dalë para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë, e cila vendosi që duhet të qëndrojë 7 ditë në burg.
 
Ndërsa përsa i përket arbitrit, pas ndeshjes ai u dërgua për mjekim në spital dhe deklaroi për mediat se ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)