Goditi arbitrin, përjashtohet përjetë
nga futbolli lojtari i Domosdovës

Goditi arbitrin, përjashtohet përjetë<br />nga futbolli lojtari i Domosdovës
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të ndëshkojë Kristjan Lleshin, lojtarin e Domosdovës e cili u arrestua dhe dënua me 7 ditë burg për goditjen ndaj arbitrit të ndeshjes mes Domosdovës dhe Tepelenës.
 
Në listën e publikuar të ndëshkimeve nga Komisioni Disiplinor për disa lojtarë dhe ekipe FSHF sqaron se lojtari i KF “Domosdova” Kristian Lleshi, për kërcënim dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht e duke i sjellë pasoja të rënda, dënohet me përjashtim përjetë nga çdo aktivitet futbollistik.
 
Gjithashtu federata dënoi edhe ekipin e Domosdovës për kryerjen e kërcënimeve nga lojtarët e saj dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, e cila humbet ndeshjen kundër “Tepelenës” me rezultatin 3-0 në tavolinë si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.
 
Lleshi 33-vjeç gjatë ndeshjes mes ekipit të Tepelenës dhe Domosdovës goditi me grushte arbitrin Ardit Merdanaj nga Vlora, pasi dha një penallti për ekipin kundërshtar.
 
Kristjan Lleshi u arrestua menjëherë, ndërsa dy ditë më parë ka dalë para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë, e cila vendosi që duhet të qëndrojë 7 ditë në burg.
 
Ndërsa për sa i përket arbitrit, pas ndeshjes ai u dërgua për mjekim në spital dhe deklaroi për mediat se ka humbur dëgjimin nga njëri vesh.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)