LUSHNJË- Policia e Lushnjes ka arrestuar një 30-vjeçar, i cili ka goditur për shkak të detyrës një punonjës policie.

30-vjeçari, Flamur Arapi, nga fshati Kadiaj, ishte në një konflikt pronësie me shtetasin O.A.

Njoftimi i policisë:

Lushnje

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:

•Flamur Arapi, 30 vjeç, banues në fshatin Kadiaj, Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë në Komisariatin e Lushnjes i cili ka qëne në një zbatim vendimi të Bashkisë Lushnje për konfliktin e pronësisë që ka pasur shtetasi Flamur Arapi me shtetasin O.A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës" parashikuar nga Neni 237 i Kodit Penal.