Goditi kunatin me sende të forta, arrestohet 42-vjeçari në Durrës! Një tjetër prangoset i dehur në timon

Goditi kunatin me sende të forta, arrestohet 42-vjeçari në Durrës! Një tjetër prangoset i dehur në timon

Policia e Durrësit

Policia e Durrësit ka njoftuar sot se ka vënë në pranga 2 qytetarë për vepra të ndryshme penale. I pari është prangosur pas ka goditur me sende të forta kunatin e tij ndërkohë që një 37-vjeçar është arrestuar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin  M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës. Ky shtetas  më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj.

Nga Specialistët e Sektorit të  Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua  për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", shtetasi G.S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës