Goditi me çekiç fqinjin pas një sherri për një ballkon, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Fier

Goditi me çekiç fqinjin pas një sherri për një ballkon, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Fier

Foto ilustruese

Një debat mes fqinjësh për një ballkon ka përfunduar në një konflikt fizik, ku njëri prej tyre të marrë çekiçin dhe ka bërë për spital tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur këtë mesdite në lagjen “29 Nëntori” në Fier, ku dyshohet se pas një debati që dy fqinjët kanë bërë për një ballkon, janë përfshirë në një sherr, nga i cili ka mbetur i lënduar një 55-vjeçar.

Sipas burimeve  42-vjeçari i identifikuar Ermal Sino, ka goditur me një çekiç fqinjin e tij Qazim Hyka, 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.Për pasojë 42-vjeçari, i cili është arratisur menjëherë pas konfliktit është shpallur në kërkim.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen