Vlorë-Një 16-vjeçar në Vlorë është arrestuar nga policia pasi goditi me grusht një punonjës të Policisë së Rendit, teksa ishte në detyrë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur ditën e djeshme (16 janar).

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin M. M., 16 vjeç, banues në Vlorë, pasi dje, ka goditur me grusht një punonjës të Policisë së Rendit, në detyrë”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.