Goditi me kaçavidë dy persona në një lokal në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari, reagon mjeku: Dëmtim i vështirë në qafën e 16-vjeçarit, natë e vështirë, mund të na ikte nga duart

Goditi me kaçavidë dy persona në një lokal në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari, reagon mjeku: Dëmtim i vështirë në qafën e 16-vjeçarit, natë e vështirë, mund të na ikte nga duart

Drejtoria e Policisë së Tiranës

TIRANË- Ditën e djeshme 42-vjeçari Petrit Bilibashi ka goditur me kaçavidë dy persona, Mareglen Thaçin dhe Ruzhdi Llaçin. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, në rrugën "Kostandin Kristoforidhi", gjatë një konflikti për motive të dobëta, ku 42-vjeçari ka goditur me kaçavidë 2 personat, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

I arrestuari Petrit Bilibashi akuzohet për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Njëri prej të plagosurve, një 16-vjeçar, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën, mori një dëmtim serioz, për shkak se goditja i kishte shkaktuar një dëmtim shumë të vështirë në qafë, në arterien vertebrale, pasi nëpërmjet një postimi në Facebook, Ish-Drejtori i Spitalit të Traumës dhe aktualisht mjek në këtë spital, Arben Zenelaj ka postuar një foto nga dëmtimi që kishte marr 16-vjeçari dhe tregoi rreth vështirësive që hasi stafi i mjekëve për shkak të rrezikut.

“Nuk ka sodisfaksion me te madh për një mjek kur rrëmben nga pamëshirësia e vdekjes për ta risjellë në jetë një pacient, aq me tepër një 16 vjeçar, nga një dëmtim shumë i vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e : Si do ja dalim? Nate e vështire kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur ne çdo moment mendonim se mund te na ikte nga duart një fëmije. Kujdes! Jeta një here vjen dhe për largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit të ri me rregullat e nje shoqerie normale-emergjence kombetare.”, shkruan mjeku në Facebook duke postuar dhe një foto të plagës që kishte marr i riu si pasojë e goditjes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Tiranë/ Plagosja e 16-vjeçarit nga sherri me thika në lokal, reagon mjeku: Dëmtim i vështirë në qafën e fëmijës, natë e vështirë, mund të na ikte nga duart

1656684505_plafgaaa.jpg

Ditën e djeshme 42-vjeçari Petrit Bilibashi ka goditur me kaçavidë dy persona, Mareglen Thaçin dhe Ruzhdi Llaçin. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, në rrugën "Kostandin Kristoforidhi", gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Por, njëri prej të plagosurve, një 16-vjeçar, i cili aktualisht është jashtë rrezikut për jetën , mori një dëmtim serioz, për shkak se goditja i kishte shkaktuar një dëmtim shumë të vështirë në qafë, në arterien vertebrale.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Ish-Drejtori i Spitalit të Traumës dhe aktualisht mjek në këtë spital, Arben Zenelaj ka postuar një foto nga dëmtimi që kishte marr 16-vjeçari dhe tregoi rreth vështirësive që hasi stafi i mjekëve për shkak të rrezikut.

“Nuk ka sodisfaksion me te madh për një mjek kur rrëmben nga pamëshirësia e vdekjes për ta risjellë në jetë një pacient, aq me tepër një 16 vjeçar, nga një dëmtim shumë i vështirë në qafë me thikë i arteries vertebrale që na ngërtheu në ankthin e : Si do ja dalim? Nate e vështire kjo e mbrëmshmja, të cilën nuk do donim ta kalonim kurrë, kur ne çdo moment mendonim se mund te na ikte nga duart një fëmije. Kujdes! Jeta një here vjen dhe për largimin prej saj natyra ka ligjet e saj. Edukimi i brezit të ri me rregullat e nje shoqerie normale-emergjence kombetare.”, shkruan mjeku në Facebook duke postuar dhe një foto të plagës që kishte marr i riu si pasojë e goditjes.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë

Pagesat elektronike, Delina Ibrahimaj: Ja si do realizohet dhe kategoritë që përfitojnë