Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për një ngjarje të ndodhur në shkurt të vitit 2020.
Ndalimi i 24 vjeçarit me iniciale H. M., u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, si i dyshuar për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim”.
Me 12 shkurt të vitit 2020 në vendin e quajtur “Parrucë”, në lagjen "Qemal Stafa" të Shkodrës, duke udhëtuar me mjetin tip “Benz ML”, 24 vjeçari së bashku me shtetasin G. U. , janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin T. A., 32 vjeç, të cilin e kanë goditur me sende të forta duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe më pas janë larguar.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.