Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Thoma Filipeu”. Në pranga ka rënë 45 vjeçari Elton Duva i cili pas një konflikti të çastit me 37 vjeçarin R.H, e ka goditur këtë të fundit me tytën e pistoletës dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë e përdorur gjatë ngjarjes dhe sasi municioni luftarak.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komente

