Një 24-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia pasi ka goditur një mjek në krye të detyrës në QSUT.  Bëhet fjalë për mjekun Petrit Gjorgji i cili dhunuar sot në QSUT nga një familjar i një pacienti.

Në pranga ka rënë L. B., 24 vjeç. I riu është arrestuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 në kryeqytet por nuk dihen detajet se pse ka ndodhur përplasja mes tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:16
Goditi mjekun dhe u arrestua, QSUT: Dënojmë dhunën, pacienti ra nga krevati, po e ndihmonim! Organet të zbardhin ngjarjen

QSUT ka dënuar dhunën që familjari i një pacienti ka ushtruan nga një mjeku, i cili po ndihmonte një pacient të ngrohej pasi kishte rënë nga krevati. QSUT tha se të tilla akte nuk duhet të ndodhin dhe kërkojnë  nga organet kompetente të zbardhin ngjarjen.

"Sqarojmë se incidenti ka ndodhur pasi mjeku ka qenë duke ndihmuar një pacient të shtruar në Njësinë e Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme i cili kishte rënë nga krevati. Rezulton se familjari i pacientit ka sulmuar mjekun ndërkohë që ky i fundit ka qenë duke dhënë ndihmë tek pacienti. Pas kallëzimit nga ana e mjekut, kjo çështje po ndiqet nga organet kompetente. Drejtoria e QSUNT dënon aktin e dhunës të ushtruar ndaj mjekut  dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen. I bëjmë apel opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin e tyre human për shpëtimin e jetëve njerëzore", thuhet në reagimin e QSUT-së.

Ora 10:19
U godit nga familjari i një pacienti, ky është mjeku që u dhunua në QSUT

1613813045_PetritGjorgji.jpg

Petrit Gjorgji quhet mjeku që është dhunuar sot në QSUT nga një i ri. Ai është mjek te urgjenca e sëmundjeve të brendshme.