Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Fier, pasi akuzohet se ka goditur një mjek për shkak të detyrës.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se 32-vjeçari me inicialet A. K., banues në Fier, në Spitalin Rajonal Fier, në pavionin e patologjisë, ka ushtruar dhunë fizike gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj mjekut shtetasit E. H., 38 vjeç.
Për ngjarjen nuk jepen më shumë detaje, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".
Duhet te hetohet pse u godit mjeku! Nuk i iken truti kot njerezve ne spitale prandaj shikoni cfare ka ndodhur. Jo gjithe mjeket jane shenjtore, duke nisur qe nga menyra si ju flasin pacienteve. Por edhe familjaret me mire ta denoncojne ne polici mjekun sesa te rrihen e te dalin ata fajtore pastaj...
Përgjigju