Një 53-vjeçar banues në Fier është arrestuar nga policia pasi ka kundërshtuar dhe goditur një efektiv të uniformave blu për shkak të detyrës.
Pas një sinjalizimi për konflikt ditën e djeshme policia është nisur në fshatin Kallmë aty ku njëri prej të përfshirëve ka qenë shtetas B. B, 53 vjeç. Ky i fundit gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka goditur njërin prej efektivëve të policisë.
Si rrjedhojë më pas është bërë arrestimi i tij, ndërsa tani do të përballet në gjykatë me akuzën 'goditje për shkak të detyrës;, e cila dënohet deri me 5 vite burg.
Komento