Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka zbuluar çmimin e çzimeve, me të cilat bëri shumë bujë në seancën e fundit plenare të vitit 2017, ku u zgjodh kryeprokurorja e re e përkohshme.

Kryemadhi hoqi çizmet në sallën e Kuvendit dhe goditi kryeministrin Edi Rama. Ndërsa, mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Zonë e Lirë’, në Tv Klan, Kryemadhi tha se çizmet e saj kishin kushtuar 120 mijë lekë të vjetra.

“Ato çizme kushtonin 120 mijë lekë të vjetra. Nuk e meriton Rama ta godas me të shtrenjta”, tha ajo.

d.c./shqiptarja.com