Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka në plan të udhëtojë në Sevastopol pas fundosjes së kryqëzorit 'Moskva' dhe nuk do të mbajë takime për këtë temë. Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov , cituar nga Interfax .
"Jo, presidenti nuk ka plane për takime të tilla," u tha Peskov gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Putin kishte ndërmend të mbante një takim me ministrinë e mbrojtjes për të analizuar situatën e kryqëzorit.
Lajmi kryesor:
Shtëpia e Bardhë: Biden nuk do të shkojë në Kiev! Zelensky: Bota të jetë e përgatitur për kërcënimin bërthamor të Rusisë









