Goditja e pedagogut Nonda Varfi
Kamerat filmuan dhunën

Goditja e pedagogut Nonda Varfi<br />Kamerat filmuan dhunën
Klodeta Dibra, dekane e fakultetit të Gjuhëve të Huaja, na sqaron se gjithçka ka ndodhur mes profesorit Nonda Varfi dhe dhunuesit të tij, është regjistruar nga kamerat e sigurisë së fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Ajo dënon këtë ngjarje dhe kërkon sa më shpejt zbardhjen e saj.

Profesoreshë a keni dijeni si ka ndodhur në të vërtetë ngjarja?
Po, sepse gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë. Me datën 23 janar 2012, rreth orës 11:07 minuta e deri në orën 11:16 minuta në mjediset e brendshme të fakultetit të Gjuhëve të Huaja, dhe konkretisht në hollin e katit të dytë godina A, para departamentit të gjuhës angleze, është dhunuar fizikisht pedagogu i njohur i departamentit të gjuhës frënge, prof.dr. Nonda Varfi. Në kamera duket qartë se personi që ka ushtruar dhunën fizike ka qenë i shoqëruar nga ish-studenti Algert Kalica, i diplomuar në departamentin e gjuhës frënge, në profilin përkthim teknik-letrar dhe interpretim.

Po cili prej tyre ka ushtruar dhunë mbi pedagogun Varfi dhe përse?
Në paraditen e datës 23 janar 2012, kur ka ndodhur edhe ngjarja e shëmtuar, z.Kalica ka qenë i pranishëm në fakultet, i shoqëruar nga një person jo punonjës i fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Kjo shihet qartë në pamjet filmike të kamerave që mbikëqyrin hollin ku është ushtruar dhuna dhe ku z.Kalica ka qenë në bashkëbisedim me profesor Varfin dhe presonin e tretë për rreth 5-6 minuta. Më pas zoti Kalica është larguar dhe personi i tretë ka zhvilluar një bisedë për rreth 3 minuta me profesorin ku shfaqen qartë kërcënimet dhe dhuna që ai ka ushtruar dhe më pas personi është larguar.

A keni ndonjë ide se përse mund të ketë debatuar ky ish-student me profesorin dhe mund të kenë çuar deri në dhunë?
Po ish-studenti Kalica ka paraqitur kërkesën për të konkurruar për një vend pune si pedagog i brendshëm në departamentin e gjuhës frënge, në konkursin e zhvilluar me datë 21 tetor 2011. Komisioni i ngritur për këtë konkurs, në të cilin nuk ka qenë anëtar prof.dr. Varfi, e ka përjashtuar nga konkurrimi z.Kalica për mosplotësimn të kritereve të shpallura publikisht.

Po aktualisht si është profesori?
Ai ka marrë trajtimin e duhur dhe ne i urojmë përmirësim sa më të shpejtë të shëndetit.

Cili është mesazhi juaj pas kësaj ngarje të rëndë të ndodhur brenda në fakultet?
Nisur nga çfarë ka ndodhur stafi akademik, joakademik dhe studentor dënon fort këtë akt të dhunës të bërë ditën për diell në tempullin e dijes, siç është universiteti i Tiranës dhe u kërkon organeve kompetente të zbardhin sa më shpejt të vërtetën.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit