Goditja e trafikut të drogës Itali-Shqipëri, Policia shqiptare: 34 persona të arrestuar! Në dy operacione u kapën 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë dhe armë (VIDEO)

Policia e Shqipërisë ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me goditjen e grupit kriminal që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Itali dhe Shqipëri.

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Miracolo II’ janë arrestuar 33 persona në Itali dhe një person në Shqipëri.

Në këtë operacion janë angazhuar policia italiane dhe forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana dhe drejtoritë e policisë Fier, Tiranë e Elbasan.

Operacioni u finalizua mëngjesin e sotëm teksa u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi R. S., 28 vjeç.

Operacioni "MIRACOLO II" është në vijim të operacionit " MIRACOLO I", që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tucci, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.

Në kuadër të të dy operacioneve " MIRACOLO I" dhe "MIRACOLO II"   janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.


Lajmi kryesor:

Trafiku i drogës midis Italisë dhe Shqipërisë, policia e Milanos shkatërron 2 banda italo-shqiptare, në pranga 33 persona (VIDEO)


E.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë