Policia e Shtetit njoftoi sot se në kuadër të operacionit që solli dje arrestimin e 14 personave u zbulua si i përfshirë në një rast korrupsioni edhe prokurori i Gjirokastrës Spartak Çoçoli. Pas zbulimit të emrit të tij nga përgjimet ai u pezullua dhe u shoqërua për t'u marrë në pyetje duke u proceduar. Spartak Çoçoli u mor në pyetje nën dyshimet për korrupsion, ndërsa u la nga gjykata me masë sigurimi “detyrim paraqitje”.
"Në kuadër të këtij hetimi u evidentua një rast i dyshuar korrupsioni në sistemin e drejtësisë. Në datë 24 janar 2019 u ndaluan shtetasit E. H., banues në Tiranë dhe E. D., banues në Përmet, si dhe u procedua masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës publike” i shtetasit S. Ç., banues në Gjirokastër (Prokuror pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër). Këta shtetas janë akuzuar për veprat penale “Korrupsion aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore” deklaroi policia.
Por për cfarë cështje bëhet fjalë? Bëhet fjalë për një automjet të bllokuar me vendim prokurorie, dhe për ta çliruar nga sekuestroja, prokurori Çoçoli dyshohet se kishte marrë 20 mijë lekë. Pas kontrollit efektivët e policisë nuk gjetën as para, dhe asgjë të dyshimtë. Disa orë pas shoqërimit, prokurori u la i lirë.
Lajmi kryesor: