Goditja e zyrtarit të Partizanit, Disiplina pezullon me 4 ndeshje presidentin e Laçit! Klubi katër ndeshje pa tifozë, e pëson Tirana dhe AF Elbasani

Goditja e zyrtarit të Partizanit, Disiplina pezullon me 4 ndeshje presidentin e Laçit! Klubi katër ndeshje pa tifozë, e pëson Tirana dhe AF Elbasani

Momenti kur goditet Ildi Dajlani

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dalë me vendimet në bazë të javës së fundit në futbollin vendas. Për shkak të goditjes së zyrtarit të Partizanit (Ildi Dajlani) me një send nga tribuna, Laçi është ekipi më i penalizuar.

Klubi i Laçit është dënuar me katër ndeshje pa spektatorë si dhe me gjobë prej 300 mijë lekësh (të rinj). Veç saj, presidenti i Laçit, Pashk Laskja është dënuar me katër ndeshje pezullim nga çdo stadium. Klubi bardhezi do duhet të dorëzojë pranë delegatit një listë me personat (zyrtarët) që do jenë në tribunë.

Ndërkohë gjoba edhe për AF Elbasanin (400 mijë lekë të rinj) dhe KF Tiranën me 100 mijë lekë, për shkak të sjelljes së gabuar të tifozëve në ndeshjen mes tyre të hënën në kryeqytet. Të dyja klubet janë të detyruara që të dëmshpërblejnë dëmet e shkaktuara në "Air Albania Stadium".

Vendimet e plota:

  1. KF Laçi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë.

Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Laçi urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

  1. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike si dhe kore dhe mesazhe fyese, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 400.000 (katërqind mijë) lekë.

AF Elbasani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

  1. KF Burreli, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së mos marrjes së masave për zbatimin e rregullave të lojës duke shkaktuar vonesa, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
  2. Zyrtari i FK Pogradeci, Anesti Lipo, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve, pas përfundimit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. FK Kukësi, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa në fillimin e ndeshjes, si dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/1/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  4. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Aleks Dedgjonaj të KF Burreli si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  5. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit Andrit Bici të KF Gramshi si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën

Mandati i Xhaçkës, Rama flet për VOA-n: Venecia foli qartë! Deputetëve nuk iu imponohet si të ngrenë dorën