Goja e emigrantit mbyllur me skoç:
debat mbi sjelljen e policisë italiane

Goja e emigrantit mbyllur me skoç: <br />debat mbi sjelljen e policisë italiane
ROME – Një foto që tregon sjelljen e policisë italiane ndaj imigrantëve, e publikuar fillimisht në Facebook, po kthehet në një rast debati nëpër mediat italiane.

Fotoja, e shkrepur gjatë fluturimit me avion Rome-Tunis, tregon një tunizian që po deportohet nga policia italiane, i cili i ka duart e lidhura dhe gojën të fashuar me skoç të kaftë pakosh.

Fotoja është marrë nga regjizori italian Francesco Sperandeo, i cili në fakt ka protestuar që në avion duke u kërkuar policëve italianë që shoqëronin dy qytetarë tunizianë që të mos e vazhdonin këtë trajtim çnjerëzor.

“Mora një përgjigje arrogante që të ulesha në vendin tim dhe të mos shqetësohesha se kjo ishte proçedurë normale, ndërkohë më goditi edhe indiferenca e pasagjerëve të tjerë”, tregon historinë e ndodhisë në profilin e tij në Facebook Sperandeo.

“Është e turpshme”, ka komentuar zv/presidenti i Komisionit të Çështjeve Europiane në senatin Italian Stefano Pedica, i cili ka paralajmëruar se do të ketë edhe një interpelancë parlamentare. “Jam shumë i indinjuar. As në Guantanamo nuk kemi parë një gjë të tillë. Dhunim i të drejtave më elementare të njeriut, por edhe e sjelljes normale njerëzore”.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje