TURQI - Forma e mira në fushë dhe goli i shënuar kanë bërë që Arlind Ajeti të jetë pjesë e formacionit më të mirë në Ligën e Parë turke. Për raundin e tretë, Bodrumspor mposhti 3-1 Sakaryaspor dhe një nga golat u shënua nga Arlind Ajeti.

Mbrojtësi ishte deçiziv edhe në ndërhyrjet në prapavijë, teksa 'SofaScore' e ka vlerësuar performancën e tij me notën 7.8, duke bërë që të jetë mes më të mirëve të raundit.

Forma e tij e mirë është një sinjal edhe për Sylvinhon, në prag të ndeshjes që Kombëtarja luan kundër Letonisë më 9 shtator në Tiranë, e vlefshme për Grupin K kualifikues në Kupën e Botës. Në katër ndeshjet e fundit Ajeti ka qenë i grumbulluar, duke luajtur në tre takime.

Pjesë e Bodrumspor është edhe Taulant Seferi, sulmuesi që shënoi një nga golat në fitoren e fundit të të tijve. Ndryshe nga Ajeti, Sylvinho prej nëntorit 2024 nuk e ka preferuar në Kombëtare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?