Pasditen e së shtunës një gol me të vërtetë i pazakontë ka ndodhur në grupin B të Serie C në Itali.

Teksa shifrat ishin të barabarta 1-1, në minutën e parë të shtesës (90+1), portieri i Modenas i ka dhënë fitoren ekipit përballë Imoleses. 

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 36 të kampionatit, portieri Riccardo Gagno u bë gati të niste një nga sulmet e fundit në portën e Imoleses, i cili përfundoi në rrjetën e miqve.

Menjëherë të gëzuar, të gjithë lojtarët vrapuan për të përqafuar portierin e tyre, i cili realizoi nga rreth 80 metra.