MIAMI, Florida - Real Madridi dhe Al Hilal e kanë nisur me barazim edicionin e tyre në Kupën e Botës për Klube, duke u ndarë me rezultatin 1-1 në ndeshjen hapëse të Grupit H, e zhvilluar mes të nxehtit në Miami.
Takimi solli debutimin zyrtar të dy trajnerëve të rinj në pankinat respektive, Xabi Alonsos për herë të parë në drejtimin e Real Madridit dhe Simone Inzaghi që nisi aventurën e tij në stolin e Al Hilal.
“Galaktikët” kaluan të parët në epërsi në minutën e 34-t, pas një aksioni të ndërtuar bukur që u finalizua nga Gonzalo Garcia, duke i dhënë avantazhin madrilenëve. Megjithatë Al Hilal reagoi shpejt dhe barazoi vetëm shtatë minuta më vonë me një penallti të realizuar nga Ruben Neves, pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë.
Drama vazhdoi deri në sekondat e fundit. Në minutën e 92-të, Federico Valverde pati mundësinë t’i jepte fitoren Realit nga pika e bardhë, por goditja e tij u ndal nga portieri Bounou, që ishte ndër më të mirët në fushë për ekipin saudit.
Grupi H vijoi me takimin e dytë në orët e para të mëngjesit me kohën shqiptare, aty ku Salzburgu fitoi 1-2 kundër Pachuca dhe merr kreun e grupit.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
54%
-
Jo
38.5%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 840
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Washingtoni dhe Brukseli në drejtime të kundërta për Bjellorusinë
19 Dhjetor, 19:54
-
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së 2023-shit në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë
19 Dhjetor, 11:58
-
NBA/ Basketbolli amerikan dominohet nga Oklahoma, fitojnë edhe LA Lakers e Miami! Humbje për Detroit dhe Golden State
19 Dhjetor, 10:31
-
SHBA/ Pezullohet Lotaria Amerikane pas sulmit me armë në Universitetin Brown! Vendimi prek edhe Shqipërinë
19 Dhjetor, 09:58
-
SHBA/ Shtatë të vdekur nga rrëzimi i aeroplani, mes tyre dhe ish-piloti i NASCAR
19 Dhjetor, 08:56
-
TikTok pranon marrëveshjen për shitjen e aseteve në SHBA, pronari kinez shmang ndalimin nga qeveria amerikane
19 Dhjetor, 08:21
-
Lukashenko: Bjellorusia është afër rivendosjes së marrëdhënieve me SHBA-në! Mund të kem një takim me Trump
19 Dhjetor, 07:50
-
Ushtria amerikane godet dy anije të tjera në Paqësor, 5 viktima (VIDEO)
19 Dhjetor, 07:35
-
Demush Shasha: Bota sipas Trumpit 2
18 Dhjetor, 16:31
-
Skandali i basteve sportive në Turqi, Federata e Futbollit pezullon 224 futbollistë dhe 24 arbitra
18 Dhjetor, 15:57
-
Inzaghi 'sms' Interit, flet për jetën e ëndrrave në Riad: Le të takohemi, këtu si parajsë
18 Dhjetor, 12:29
-
GOLAT/ Real Madridi vuan, fiton 2-3 kundër CF Talavera dhe kalon në 1/8 e Kupës së Mbretit
18 Dhjetor, 11:38