La Liga spanjolle e futbollit dha verdiktat e javës së 11-të. Kryesuesit e Real Madrid siguruan tri pikë, teksa të njëjtin ritëm mbajti edhe Barcelona.

Pas humbjes 2-1 në 'El Clasico', Barça u rikthye te suksesi duke mposhtur 3-1 Elchen. Në stadiumin 'Lluis Companys' katalanasit shënuan dy gola të shpejtë me Lamine Yamal në minutën e 9-të dhe Ferran Torres në minutën e 11-të. Në fundin e pjesës së parë Rafael Mir shkurtoi shifrat për 2-1.

Në fraksionin e dytë Marcus Rashford "vulosi" rezultatin në 3-1 dhe qetësoi Hansi Flick në stol. Në kuotën e 25 pikëve Barça rimerr vendin e dytë dhe ka pesë pikë më pak se kryesuesit e Real Madrid.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?