Chelsea ka debutuar me fitore në Grupin D të Kupës së Botës për Klube, duke triumfuar me rezultatin 2-0 kundër Los Angeles FC.
Skuadra londineze dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, duke krijuar rrezik që në minutat e para. Në minutën e 18-të, Noni Madueke iu afrua golit të parë, por portieri francez Hugo Lloris reagoi mrekullisht për të mbrojtur portën e amerikanëve. Goli i avantazhit për “Blutë” erdhi në minutën e 34-të, kur Pedro Neto realizoi një aksion individual fantastik, duke kaluar mbrojtësin kundërshtar dhe dërguar topin në rrjetë për 1-0.
Los Angeles FC pati rastin e parë serioz në pjesën e dytë në minutën e 57-të, kur Denis Bouanga rrezikoi me një goditje të fuqishme, por Robert Sanchez ishte në lartësinë e duhur për të ndalur topin.
Fitorja e Chelseat u vulos në minutën e 78-të nga Enzo Fernandez, i cili finalizoi saktë një aksion të shpejtë pas asistimit të Liam Delap, duke e çuar rezultatin në 2-0.
Me këtë fitore, Chelsea merr tri pikët e para në grup dhe pozicionohet si favorit për kualifikim. Ndeshjen e radhës në fazën e grupeve, londinezët do ta zhvillojnë ndaj kampionëve të Amerikës së Jugut, Flamengo, përpara se të përballen me klubin tunizian Esperance në përmbyllje të fazës së grupeve.
Ndërkohë këtë mëngjes me orën shqiptare Boca Juniors dhe Benfica barazuan 2-2 në një përballje që në fund u mbyll me tre kartona të kuq. Brazilianët e Flamengos mposhtën 2-0 tunizianët e Esperance.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
14 Mars, 23:51
18 vite nga Gërdeci, a besoni se do ndëshkohen përgjegjësit e vërtetë?
-
Po
16.8%
-
Jo
75.6%
-
Jam i/e dyzuar
7.5%
Vota total: 1260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alban Daci: Agonia e perandorisë, Irani mes 'Blitz-it' perëndimor dhe kolapsit të brendshëm
15 Mars, 23:38
-
Shërbimet sekrete amerikane: Ali Khamenei kishte dyshime për aftësitë e djalit të tij për udhëheqjen e Iranit
15 Mars, 21:32
-
Kriminelët dixhitalë krijojnë armë të re kibernetike për sulme në internet, 'infektohen' mijëra pajisje në të gjithë botën
15 Mars, 19:33
-
Kriza në Hormuz, rreth 1.000 anije në pritje për të kaluar ngushticën
15 Mars, 16:38
-
Kriza në Hormuz, SHBA thirrje aleatëve: Dërgoni anije për të mbrojtur tregtinë
15 Mars, 16:32
-
Irani refuzon bisedimet me SHBA pas sulmeve: S’ka arsye për negociata
15 Mars, 16:00
-
Mesazhet e përziera të administratës Trump për Iranin
15 Mars, 15:56
-
Irani kërcënon me mbylljen e Hormuzit: Do t’i gjunjëzojmë SHBA-të dhe Izraelin
15 Mars, 15:32
-
Indian Wells/ Super Medvedevi 'rrëzon' Carlos Alcarazin dhe siguron finalen kundër Jannik Sinner
15 Mars, 15:26
-
Premier League/ Armando Broja rikthehet në fushë, Arsenali 'blindon' kreun! Chelsea turpërohet në shtëpi, Man. City ndalet në Londër
15 Mars, 14:22
-
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak
15 Mars, 14:16
-
Koreja e Jugut: Po e vlerësojmë me kujdes kërkesën e Trump për të dërguar anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit
15 Mars, 12:16