MILANO - Elita e futbollit italian, Serie A, zhvilloi mbrëmjen e të mërkurës ndeshjen e prapambetur mes Milanit dhe Comos, e cila u mbyll në barazim 1-1.
Dueli pritej me ritëm dhe garë të fortë sportive, duke mos zhgënjyer tifozët. Që në minutat e para të ndeshjes të dyja skuadrat ngacmuan portat respektive, por për golin e parë duhej pritur minuta e 32-të, kur gardiani i Milanit dhe njëherazi kapiteni i kuqezinjve, Maignan, do gabonte në pasim, ndërsa Nico Paz ia doli 'të rrëmbente' topin dhe nga jashtë zone nuk e pati të vështirë të zhbllokonte shifrat për festën e miqve nga Como.
Në fraksionin e dytë trajneri Max Allegri 'shkundi' të tijtë dhe minuta e 64-t solli golin e barazimit. Pasimi fenomenal i Ardon Jasharit bëri që Rafael Leao me një parabol të 'thyente' portierin Butez dhe të barazonte shifrat në 1-1. Në fund dy skuadrat u ndanë në paqe, por trajneri i Milanit, Max Allegri, shkoi më herët në dhomat e zhveshjes pasi u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 80-të.
Pas 25 ndeshjeve të luajtura në Serie A është Interi me 61 pikë që prin renditjen, ndjekur nga Milani me 54 pikë, Napoli me 50 pikë, Roma me 47 pikë dhe Juventusi me 46 të tilla. Ndërkohë Como dhe Atalanta me 42 pikë ndajnë vendet gjashtë dhe shtatë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
31 Mars, 11:25
A besoni se Drejtori i ri Policisë, Hita do luftojë krimin dhe korrupsionin?
-
Po
54%
-
Jo
34.5%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 2488
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E rëndë në brigjet e Lampedusas/ Mbytet anija me emigrantë, 19 të vdekur dhe 7 persona në gjendje kritike, mes tyre 2 fëmijë
1 Prill, 15:55
-
Italia jashtë Kupës së Botës, përtej Adriatikut 'masakrojnë' ekipin! 'Apokalipsi i tretë' dhe 'Zakon mediokriteti'
1 Prill, 14:10
-
I dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge, kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i shpallur në kërkim! Pritet ekstradimi
1 Prill, 13:11
-
Kupa e Botës 2026/ Drama e Italisë, Gravina reziston: A duhet të qëndroj si president? Bordi do ta vlerësojë, Gattuso duhet të vijojë si trajner
1 Prill, 09:31
-
Italia ndalon uljen e avionëve bombardues amerikanë në bazën e Siçilisë, Meloni: Marrëdhëniet me SHBA-të mbeten të qëndrueshme
31 Mars, 13:08
-
'Ne i kemi bërë detyrat' Rama për RAI: Integrimi i Shqipërisë në BE është përshpejtuar, Korridori VIII projekt kyç për rajonin dhe Europën
30 Mars, 15:04
-
Itali/ Dyshohet se u vra nga ish i dashuri, Gjykata: Bisedat e 13-vjeçares shqiptare në ChatGPT provë kyçe, kërkonte si të dallonte një marrëdhënie toksike
30 Mars, 10:57
-
Revoltë globale kundër Donald Trump! Nga Minneapolis në Romë, miliona njerëz marrin pjesë në marshimin 'No Kings'
28 Mars, 16:27
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e prostitucion, në pranga 34-vjeçari, do ekstradohet në Itali
28 Mars, 11:51
-
Alban Daci: Skenarët e shumicës pas referendumit për drejtësinë
27 Mars, 16:29
-
Mesfushori i Napolit braktis Italinë ku ishte kapiten dhe vendos të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë
27 Mars, 14:49
-
Dorëheqje dhe rivalitete, ja çfarë po ndodh brenda shumicës qeverisëse së Georgia Melonit në Itali
26 Mars, 14:16