Juventus ka koleksionuar fitoren e tretë radhazi në Seria A pasi për llogari të javës së 23 mposhti pastër 0-2 Spezian. Bardhezinjtë realizuan fillimisht në pjesën e parë me Moise Kean, ndërsa në të dytën ishte Di Maria ai i cili vulosi gjithçka. Falë kësaj fitore ‘zonja e vjetër’ ngjitet në vendin e 7 me 32 pikë, ndërsa afrohet shumë edhe me zonën europiane pavarësisht 15 pikëve të hequra.
Golat e Spezia-Juventus mund ti ndiqni këtu.
Më herët edhe Lazio u rikthye te fitoret, pasi ia doli 0-2 në fushën e Salernitanës. Të dy golat u realizuan nga italiani Ciro Immobile.