Dramatike dhe e dhimbshme rezultoi përballja në transfertë kundër Sassuolo-s për Juventusin që barazoi 2 herë me Zhegrovën, por në fund u mposht 3-2 nga të besuarit e Alberto Aquilani-t. Pas pjesës së parë pa gola, në të dytën Zhegrova iu përgjigj dy herë golave të Sebastiano Esposito-s dhe Boëie që i dhanë përkohësisht avantazhin Sassuolo-s. Shqiptari i Kosovës më në fund u zhbllokua me ‘zonjën’, duke realizuar në portën e mbrojtur nga shoku i përfaqësueses Ante Muric, por që nuk mjaftoi që Juventusi të dilte me pikë nga transferta.

Pas 13 ndeshjes ‘zonja e vjetër’ pësoi disfatën e parë në kampionat, pasi futbollisti i huazuar prej tyre, malazezi Adzic, shënoi në shtesë për t’i dhënë fitoren Sassuolo-s në një ndeshje të çmendur ku 3 golat e fundit u realizuan në harkun kohor të 5 minutave. Për Juventusin kjo ishte humbja e parë e sezonit që erdhi pas barazimit me Milanin. Kaq ka mjaftuar që tifozët e ‘zonjës’ të kërkojnë largimin e Spalleti-t dhe të kërkojnë rikthimin e Conte-s.

Më herët Napoli i Allegri-t u rikthye te fitoret pas 2 humbjeve, duke mposhtur minimalisht 1-0 Bologna-n. Golin vendimtar e realizoi Lobotka në minutën e 66.