Inter Miami fitoi 3-1 kundër Seattle Sounders për raundin e 30-të në MLS amerikane të futbollit. Protagonist i këtij dueli ishte Lionel Messi me një gol dhe një asist, teksa skuadra nga Miami rigjen tri pikët.

Ndeshja u zhbllokua pas 12 minutave lojë nga Jordi Alba, kjo pas pasimit final nga Lionel Messi. Më pas Messi shënoi golin e dytë dhe të qetësisë në minutën e 41-të. Festë origjinale nga 'Pleshti', me Inter Miamin që 'arkivoi' tri pikët. Në pjesën e dytë vendasit shënuan edhe golin e tretë me Fray, ndërsa Seattle u kujtua vonë dhe gjeti golin e vetëm me Vargas në minutën e 69-të, realizim që në fund shërbeu sa për statistika.

Këtë sezon në të gjitha kompeticionet Lionel Messi ka shënuar 23 gola.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?