DORTMUND, Gjermani - Juventusi ka treguar forcën në një miqëore ku trajneri Igor Tudor hodhi në fushë një skemë 3-4-2-1, me ekipin që u pa sulmues. Bardhezinjtë mposhtën 1-2 vendasit e Dortmund dhe u paraqitën mirë në fushë, ku nuk munguan rastet e pastra për shënim.

"Zonja" pa të ndëshkohej dy herë me karton të verdhë. Joao Mario dhe Conceiçao kaluan limitet qysh herët, para se Juve të merrte epërsinë. Duhej një krosim i Kalulu dhe mbrojtësi tjetër Andrea Cambiaso që të dërgonte sferën në rrjetë në minutën e 16-të.

Sulmi i italianëve erdhi sërish në minutën e 53-të, kur pas një kombinimi të bukur me Yildiz, sërish Cambiaso lëshoi të majtën diagonale dhe e ndali sferën në rrjetë për 0-2. Më pas Tudor bëri dhjetë zëvendësime për t'i dhënë mundësinë futbollistëve për minuta në fushë.

Dortmund u kujtua vonë dhe vetëm në minutën e 89-të shkurtoi me Beier. Ndërkohë, kjo ishte sfida e fundit për Mats Hummels me fanellën e Dortmund. Ai u përshëndet nga tifozët dhe me gjasë do tërhiqet nga futbolli i luajtur në moshën 36-vjeçare.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?