ITALI - Monza dhe Inter barazuan 2-2 në miqësoren e zhvilluar në stadiumin 'Brianteo'. Pas 90 minutave ishte Interi që fitoi 3-5 nga penalltia. Në këtë sfidë protagonist ishte edhe Kristjan Asllani.
Ndeshja nisi mirë për vendasit që kaluan në epërsi me golin e Ciurria pas 32 minutave lojë. Fundi i pjesës së parë solli ekuilibirin, pasi mbrojtësi i Monzës, Birindelli shënoi në portë e tij.
Në pjesën e dytë, konkretisht në minutën e 52-të, Kristjan Asllani hapi një top të bukur vertikal nga 25 metra largësi. Luis Enrique e kontrolloi bukur, pasoi për Darmian dhe ky i fundit lëshoi një gjuajtje drejt portës që u devijua lehtë në portë nga Esposito. Kështu Interi gjeti epërsinë për 1-2.
Zikaltërit patën dy mundësi të mira me Bonny dhe Martinez, por pa konkretizuar. Në minutën e 89-të ishte Sardo që dhuroi një pasim fenomenal për Azzi, me këtë të fundit që mposhti Martinez në portë dhe barazoi për 2-2.
Nga pika e bardhë e penalltive Inter fitoi 3-5. Kristjan Asllani luajti 84 minuta si titullar në këtë duel, duke qenë protagonist me një pasim fantastik. Për të në stadium ishte drejtori i Bolognas, klub që njësoj si Fiorentina dhe Torino e duan në ekip këtë merkato vere.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Dhjetor, 19:08
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, a duhet të japë autorizim Kuvendi?
-
Po
55.2%
-
Jo
38.7%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Antimafia Italiane godet organizatën italo-shqiptare të trafikut të drogës, 9 të arrestuar në Toskana
17 Dhjetor, 17:53
-
Medon Berisha humbet fillimin e vitit 2026, jashtë fushe për të paktën 40 ditë! Gati për Kombëtaren
17 Dhjetor, 16:12
-
Kampet e emigrantëve, Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë do funksionojë, vendet e tjera të BE po e shohin me interes
17 Dhjetor, 15:28
-
Festat e Fundvitit, nga nesër nisin lundrimet e dyfishta të trageteve në Portin e Durrësit
17 Dhjetor, 14:23
-
Igli Tare gjen marrëveshjen me sulmuesin e Gjermanisë, gati për Allegrin në fillim të janarit
17 Dhjetor, 14:23
-
Dumfries kthehet në mars, Interi futet në treg! Frattesi 'financon' afrimin e ri
17 Dhjetor, 09:20
-
Pjesë e klaneve mafioze/ Kush është shqiptari që drejtonte trafikun e drogës në Itali! Zbardhet roli kyç (EMRI)
17 Dhjetor, 08:27
-
Bashkia Klos vizitë zyrtare në Komunën e Loano, Liguria: Shkëmbim dhe harmonizim eksperiencash për përafrim me standardet europiane
16 Dhjetor, 19:18
-
Dënimi i ultrasve në Milano, gjyqtarja: Tifozët e Interit matricë e mafias, ata të Milanit bëjnë 100 mijë euro me aktivitete të paligjshme
16 Dhjetor, 14:49
-
Kriza te Fiorentina/ Vanoli në rrezik shkarkimi, Pioli drejt rikthimit në stol
16 Dhjetor, 13:42
-
Operacion kundër trafikut të armëve, arrestohen 2 shqiptarë në Itali! Sekuestrohen 5 kallashnikov
16 Dhjetor, 12:44
-
Jasir Asani rikthehet te goli në Iran, shpëton Esteghlal nga humbja
16 Dhjetor, 12:17