SHBA - Kampionët në fuqi të MLS-së, Inter Miami, fituan 6-4 me përmbysje kundër Philadelphia Union për raundin e 15-të të kampionatit. Ajo që shqetësoi në këtë ndeshje ishte gjendja fizike e Lionel Messit.

Ylli i Inter Miamit ndjeu një shqetësim në kofshën e majtë dhe në minutën e 73-të kërkoi një zëvendësim, duke u drejtuar menjëherë për në dhomat e zhveshjes.

Tifozët, sidomos ata të Argjentinës, kanë frikë për gjendjen e Messit kur jemi 17 ditë nga nisja e Kupës së Botës 2026. Megjithatë, pas ndeshjes trajneri i Inter Miamit, Guillermo Hoyos, u mundua të qetësonte spekulimet për një dëmtim të rëndë.

Duke folur me gazetarët, Hoyos tha: "Për aq sa di unë, ende nuk kemi një raport për këtë, por ai ishte vërtet i lodhur. Po, ishte lodhje. Ai ishte i lodhur, fusha ishte e rëndë dhe në vend që të dyshosh, gjithmonë thua të mos rrezikosh."

NDESHJA - Philadelphia Union shënoi dy herë brenda dhjetë minutash me dopietën e Iloskit, por Berterame shkurtoi për 1-2. Më pas miqtë shënuan sërish, por këtë herë me Damianin për 1-3.

Në 15 minutat e fundit të fraksionit të parë u shënuan katër gola. Fillimisht Inter Miami përmbysi për 4-3 me dopietën e Suarez dhe golin e dytë të ndeshjes nga Berterame (dy asiste nga Messi). Në shtesën e tetë Ilioski barazoi nga 11 metërshi për 4-4.

Me pjesën e parë që ishte 'e çmendur', fraksioni i dytë nisi i kujdesshëm dhe vendasit shënuan dy herë të tjera me Suarez (tripletë) dhe de Paul për rezultatin finale 6-4 dhe tri pikë që i mbajnë në vendin e dytë të renditjes (31 pikë), dy pikë pas Nashville.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 23 Maj, 22:10

    Si ju duket rizgjedhja e Berishës në krye të PD pa garë?