Fort Lauderdale, Florida (SHBA) - Inter Miami fitoi 3-1me përmbysje kundër Orlando City falë një paraqitje 'magjike' të Lionel Messit. 'Pleshti' u rikthye në fushë duke shënuar dopietë, teksa Inter Miami merr biletën për në finalen e Kupës së Ligës, ku i pret Seattle Sounders më 1 shtator.

Përballja nisi më mirë për Orlandon dhe ata ia dolën të shënonin në minutat shtesë të pjesës së parë. Luis Muriel pasoi për Marco Pasalic, me këtë të fundit që e ndali sferën në rrjetë.

Në fraksionin e dytë Inter Miami ishtë më kërkues dhe loja do merrte tjetër rrjedhë në të 77-n minutë, aty ku Lionel Messi barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Sërish Messi dy minuta nga fundi shënoi golin e përmbysjes, ndërsa në shtesë Segovia "vulosi" shifrat për 3-1.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?