SHBA - Inter Miami iu fal sërish Lionel Messit për të fituar 1-5 në udhetim kundër New York Red Bulls. Skuadra nga Miami përmbysi ndeshjen e raundit të 24-t në MLS dhe protagonisti kryesor ishte 'Pleshti' argjentinas.
Hack kaloi Red Bull në epërsi pas 14 minutave lojë, para se Alaba të shënonte golin e barazimit me pasimin final të Messit. Më pas Messi asistoi edhe për Segovia, i cili barazoi rezultatin dhe po i njëjti në fundin e pjesës së parë përmbysi gjithçka.
Në pjesën e dytë Messi do "vuloste" rezultatin me dopietën personale në minutat 60-të dhe 75-të. Këtë sezon në MLS Leo ka shënuar 16 gola, teksa në shtatë ndeshjet e fundit ka shënuar gjashtë dopieta, duke treguar se mosha është një numër.
Me këtë dopietë, Messi kalon Cristiano Ronaldon duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit me 764 realizime në garat kompetitive, duke lënë pas CR7 me një më pak.
-
Mesi,me atë nivel kampioniati qe eshte ne Usa,mund te bejë mijra gola dhe mund te luaje futboll deri ne 70 vjeç.Habitem si i futen Mesit dhe Ronaldos neper satistika golat,asistet etj,ku ne keto vende kampionatet ,nga ana cilesore,fizike etj eshte cope cope.
Përgjigju








Komente
Komento