GOLAT/ Messi dhe Suarez gjejnë rrjetën, Inter Miami shmang humbjen në shtesë! Sherr në fushë

GOLAT/ Messi dhe Suarez gjejnë rrjetën, Inter Miami shmang humbjen në shtesë! Sherr në fushë

Sherri në fushë dhe Messi

Inter Miami barazoi 2-2 me Nashville për ndeshjen e parë të 1/8 të Champions Cup në zonën e CONCACAF, duke lënë gjithçka të hapur për në ndeshjen e kthimit që zhvillohet në Florida.

Vendasit e Nashville shënuan dy herë me Shaffelburg në minutat 4 dhe 47-të, për të shokuar Inter Miamin e yjeve. Duhej minuta e 52 e takimit që Suarez të pasonte për Messin, me këtë të fundit që rihapi gjithçka.

Inter Miami do ia dilte të barazonte në fundin e sfidës me golin e Suarez, teksa shmangu turpërimin e humbjes. Duket se sezoni nuk ka nisur mirë për Inter Miamin, por Messi ka gjetur katër gola në po kaq ndeshje. Nuk mund të mungonte sherri në këtë duel, me lojtarët që patën një përplasje masive.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
VIDEO/ Goditje e fortë në kavilje, Lionel Messi rrezikoi karrierën


Inter Miami barazoi 2-2 kundër Nashville në udhëtim për Champions Cup, teksa vetëm në fund miqtë nga Florida shmangën turpërimin. Në këtë duel Lionel Messi shënoi një gol të bukur, teksa pasti edhe një çast të dhimbshëm.

Në aksion për të marrë topin, "Pleshti" goditet në kavilje nga kundërshtari. Në fillim u duk si një ndërhyrje e lehtë, por në pamjet e ngadalësuara duket qartë këmba e sulmuesit që është jashtë formës natyrale. Për fat asnjë dëmtim për tetë herë fituesin e Topit të Artë.

VIDEO E GODITJES

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë

Ilir Beqaj në burg për dosjen SASPAC, i kërkon Apelit të GJKKO-së masë më të butë sigurie, avokatët: S' ka rrezik të ikë jashtë