Napoli ka dalë fitues kundër Interit në ‘Maradona’, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e tetë të Serie A. Napolitanët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke e dominuar që nga minutat e para.
Epërsia u vendos në minutën e 33-të, kur Kevin De Bruyne shënoi nga pika e bardhë, megjithëse penalltia u shoqërua me shumë polemika. Fatkeqësisht për belgun, ai pësoi një tërheqje muskulore gjatë gjuajtjes dhe u detyrua të lërë fushën e lojës.
Në pjesën e dytë, Napoli vazhdoi të kërkonte golin e sigurisë dhe e gjeti atë në minutën e 54-të, kur Scott McTominay realizoi me një goditje fantastike pas një kundërsulmi të shpejtë.
Interi reagoi menjëherë, duke ngushtuar rezultatin pesë minuta më vonë me Hakan Calhanoglun, i cili realizoi nga penalltia (59’). Megjithatë, fitoren për vendasit e vulosi Andre Anguissa, që shënoi golin e tretë pas një asistimi të bukur nga David Neres (67’).
Me këtë fitore, Napoli ngjitet në krye të tabelës së Serie A me 18 pikë, ndërsa Interi zbret në pozitën e katërt me 15 pikë.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
22 Dhjetor, 10:22
Klodian Braho merr zyrtarisht detyrën, prisni ndryshim në punën e SPAK?
-
Po
37.8%
-
Jo
52.4%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Goditje për Romën, konfirmohet dëmtimi i rëndë i Pellegrinit! Një muaj jashtë fushe
26 Dhjetor, 14:48
-
Marrëveshja me Newcastle është gati, Juventusi pranë Tonalit! I sakrifikuari do jetë David
26 Dhjetor, 10:56
-
Italia në alarm, moti ekstrem përfshin vendin nga veriu në jug (VIDEO)
25 Dhjetor, 17:43
-
Mesha e parë e Krishtlindjeve e Papa Leone XIV: Një ekonomi e shtrembëruar i trajton njerëzit si mallra
25 Dhjetor, 07:19
-
Goditet banda e 'skifterëve' në Itali, arrestohen 4 shqiptarë! Ja si u futën në kurth, mijëra euro mall i grabitur (VIDEO)
24 Dhjetor, 17:38
-
Të gjithë të 'çmendur' pas yllit të Hajdukut të Splitit, Interi sfidon Barçën dhe Real Madridin për mbrojtësin 18-vjeçar
24 Dhjetor, 13:18
-
Napoli 'blindon' trajnerin Antonio Conte, De Laurentiis i ofron kontratë deri në vitin 2029
24 Dhjetor, 12:37
-
Itali/ U përplas me një automjet tjetër, kamioni me gaz të lëngshëm shpërthen në autostradë (VIDEO)
24 Dhjetor, 10:24
-
Serie A bën prapakthehu, Milan - Como nuk do luhet në Australi
23 Dhjetor, 10:06
-
Tare gjen sulmues për Milanin, Niclas Fullkrug mbërrin në Itali! Detajet e marrëveshjes
23 Dhjetor, 09:02
-
GOLAT/ Napoli fiton 2-0 kundër Bolognas në Riad dhe ngre për herë të tretë në histori trofeun e Superkupës së Italisë
23 Dhjetor, 08:45
-
Egjipt/ Turistja italiane humb jetën në përplasjen mes dy anijeve turistike në Nil
21 Dhjetor, 22:54