SHBA - Inter Miami fitoi 3-1 kundër Orlando City, për ndeshjen që vlente për 1/16 e play-off të Kupës së Ligës në SHBA. Për vendasit një dorë te suksesi dha edhe Lionel Messi, me kampionin e botës që shënoi dopietë, duke shkuar në pesë gola në tre ndeshje në aventurën e re tej Atlantikut.
Messi hapi ndeshjen në minutën e 7-të, kjo pas asistit të Taylor. Në të 17 miqtë barazuan me Araujo. Fraksioni i parë u mbyll në barazimin 1-1, teksa në 45 minutat e dyta ishte Martinez që me 11 metërsh kaloi Inter Miamin në avantazh.
Goli i tretë i ndeshjes dhe i dyti personal për Messin u shëuan në minutën e 72-të. Një pasim final i Martinez bëri që argjentinasi të shkëlqente në Florida, me tifozët që janë dashuruar me "Pleshtin".
Pas kalimit të turit, Inter Miami i Messit luan kundër Dallas më tej. Në këtë përballje debutoi për Miamin edhe Jordi Alba, ish-kapiteni i Barçës që i bashkohet Messit dhe Busquets në SHBA.