OVIEDO, Spanjë - Tre gola për tri pikë, por triumfi i Real Madridit në udhëtim kundër Real Oviedos nuk ishte aq i lehtë sa mund të duket. Për raundin e dytë në La Liga, djemtë e Xabi Alonsos fituan 0-3 ndaj Real Oviedos.
Sfida u zhbllokua në minutën e 37-të nga Kylian Mbappe. Sulmuesi francez mori një pasim të bukur nga Guler dhe pas veprimit me trup doli në pozicion goditës, për të lënë topin pas krahëve të portierit Escandelli. Pjesa e parë u mbyll 0-1, paçka rasteve nga dy skuadrat.
Fraksioni i dytë pa një lojë më sulmuese, me dy portierët që ishin në lartësinë e detyrës. Alonso hodhi në fushë Vinicius në vend të Rodrygos, me këtë të fundit që nuk i fshehu nervat.
Dhjetë minuta nga fundi, Real Oviedo tronditi shtyllën e Real Madrid. Vetëm dy minuta më vonë ishte Vinicius me një pasim të bukur që asistoi për Mbappe, me këtë të fundit që shënoi dopietën personale dhe golin e qetësisë. Në shtesën e tretë Diaz pasoi për Vinicius Junior dhe ylli i 'Galaktikëve' nuk mund të gabonte për të 'vulosur' tri pikë që nuk ishin të lehta kundër ekipit që këtë sezon debuton në La Liga. Dy fitore pas dy ndeshjeve të para për Real Madrid.
Për vendasit minuta në fund mori edhe Santi Cazorla, mesfushori 40-vjeçar që po shijon rikthimin në La Liga.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
51.3%
-
Keq
37%
-
Nuk e di
11.7%
Vota total: 349
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq godet Spanjën, rrugë të përmbytura e shtëpi nën ujë nga reshjet e dendura (VIDEO)
28 Dhjetor 2025, 16:45
-
VIDEO/ 'Bernabeu' shndërrohet në park lojërash për festat e fundvitit
26 Dhjetor 2025, 11:50
-
Zyrtare/ Endrick huazohet te Lyoni nga Real Madridi
24 Dhjetor 2025, 14:06
-
Në kërkim ndërkombëtar për kultivim të bimëve narkotike 37-vjeçari arrestohet në Tiranë! Pritet të ekstradohet në Spanjë
22 Dhjetor 2025, 08:38
-
GOLAT/ Barcelona tetë fitore radhazi në La Liga, katalanasit mposhtin 0-2 Villarrealin dhe shkëputen nga 'Galaktikët'
21 Dhjetor 2025, 18:18
-
GOLAT/ Dy fitore radhazi në La Liga, Atletico Madrid 'likuidon' 0-3 Gironan në Katalonjë
21 Dhjetor 2025, 16:14
-
GOLAT/ Kylian Mbappe ndan 'kurorën' me Ronaldon, Real Madridi fiton 2-0 kundër Sevillas
21 Dhjetor 2025, 11:44
-
GOLAT/ Real Madridi vuan, fiton 2-3 kundër CF Talavera dhe kalon në 1/8 e Kupës së Mbretit
18 Dhjetor 2025, 11:38
-
GOLAT/ Fitore me vuajtje, Barcelona mposht 0-2 Guadalajaran në Kupën e Mbretit
17 Dhjetor 2025, 11:45
-
Kylian Mbappe fiton gjyqin me PSG-në, ish-klubi detyrohet t'i paguajë 60 milionë euro
16 Dhjetor 2025, 13:58
-
GOLAT/ Atletico Madrid gjen suksesin pas dy humbjeve radhazi, fiton 2-1 kundër Valencias
13 Dhjetor 2025, 15:58
-
Goditet banda shqiptare në Spanjë, vodhën 210 mijë euro energji elektrike për ‘shtëpitë e barit’! Nëntë në pranga
13 Dhjetor 2025, 09:59