Premier League e futbollit në Angli mbylli të hënën raundin e 15-të. Në stadiumin 'Molineux' vendasit e Wolves u mposhtën 1-4 nga Manchester United. 'Djajtë e Kuq' kanë vetëm një humbje në pesë ndeshjet e fundit dhe duket se janë rikthyer në rrugë të mbarë.
Dueli u zhbllokua pas 25 minutave lojë nga Bruno Fernandes. Një gabim në prapavijën vendase bëri që portugezi të gjente rrugën e rrjetës. Megjithë dominimin e United, Wolves e mbylli në bazimin 1-1 pjesën e parë me golin e Bellegarde.
Dominimi i Man. United vijoi edhe në pjesën e dytë dhe Bryan Mbuemo shënoi në minutën e 51-të për të rikthyer të tijtë në avantazh. Vetëm 11 minuta më vonë ishte Mason Mount që shënoi golin e tretë dhe të qetësisë, para se në minutën e 82-të Bruno të tregohej i saktë nga 11 metërshi për golin e pestë të ndeshjes dhe të dytin personal.
Me 25 pikë Manchester United ngjitet në vendin e gjashtë, me pikë të barabarta me Chelsean.
Komente






