GOLAT/ Skënderbeu del nga kriza, Rrogozhina i sjell fat korçarëve! Erzeni disfatë pas dy fitoreve

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të mërkurë me ndeshjet e javës së gjashtë. Me fillim nga 15:00, Erzeni humbi 1-2 me Skënderbeun në stadiumin e Rrogozhinës. Pas tre humbjeve radhazi, korçarët rikthehen te suksesi dhe sigurojnë tri pikë me vlerë në këtë fillim sezoni.

Dueli në "Arena Egnatia" nisi në ekuilibër, me dy skuadrat që nuk kërkuan të linin hapësirë pas. Mihana shpërdoroi një mundësi te shijakasit, teksa më vonë ishin "Ujqërit e Dëborës" që morën situatën në dorë.

Duhej minuta e 22-të që Skënderbeu të kalonte në avantazh me anë të Dean Liços. Një penallti e konfirmuar edhe me VAR dhe shkaktuar nga Atanda u kthye në gol nga fantazisti. Vetëm katër minuta më vonë, kryesori Beqiri edhe me konfirmimin e VAR akordoi një tjetër penallti për Skënderbeun. Këtë herë Liço goditi shtyllën, teksa arbitri Beqiri e riktheu sërish ekzekutimin pasi në momentin e goditjes së topit lojtarët ishin futur në zonë. Këtë herë Liço në goditjen e tretë nga pika e bardhë u ndal nga Hasanbelli.

Pjesa e parë u mbyll në avantazhin minimal të korçarëve. Pjesa e dytë ishte me raste në të dyja portat, teska duhej një krosim nga këndi që Klevis Shaqe të shënonte golin e dytë te Skënderbeu në minutën e 70-të. Në të 86-ën minutë Mevlan Zeka u ndal nga trau i portës për të shkurtuar shifrat. Duhej minuta 90+7 që Kahrimanovic t'i dërgonte shifrat në 1-2, po nga penalltia.

Me rezultatin 1-2 Skënderbeu rikthehet te fitorja pas tre humbjeve, duke shkuar në kuotën e nëntë pikëve, për vendin e tretë momental. Erzeni me tetë pikë qëndron në vendin e gjashtë dhe pëson humbje pas dy fitoreve radhazi. Interesant është fakti se pasi mundi 0-1 Egnatian në javën e parë, Skënderbeu fiton sërish në Rrogozhinë, këtë herë kundër Erzenit që ndeshjet si vendas i luan në "Arena Egnatia".

S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore