GOLAT/ Union Berlin ndal 1-1 Mainzin në Bundesligë, vendasit në zonën e ftohtë! Brajan Gruda rikthehet nga dëmtimi

GOLAT/ Union Berlin ndal 1-1 Mainzin në Bundesligë, vendasit në zonën e ftohtë! Brajan Gruda rikthehet nga dëmtimi

Moment nga ndeshja

Mainz dhe Union Berlin barazuan 1-1 për raundin e 18-të, ndeshje kjo e prapambetur në Bundesligë. Pasditen e së mërkurës, dy skuadrat u përballën në "Meua Arena", me vendasit e Mainz që kaluan në avantazh me golin e Burkardt në minutën e 45+8, para se Gosens të barazonte ndeshjen po në shtesën e pjesës së parë.

Edhe pse në pjesën e dytë dy trajnerët kryen dhjetë zëvendësime, rezultati nuk ndryshoi. Në fundin e ndeshjes, për Mainz në fushën e lojës u hodh edhe Brajan Gruda, talenti që mund të luajë me kombëtaren shqiptare. Sulmuesi prej disa kohësh ishte i dëmtuar dhe nuk bënte pjesë në organikën e klubit.

Tanimë pas 20 javësh në Bundesligë, Union Berlin me 18 pikë mban vendin e 15-të, ndërsa Mainz me 12 pikë gjendet në vendin e parafundit. Në Gjermani elita e futbollit kryesohet nga Bayer Leverkusen.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rusjani: 08/02/2024 08:45

    Tradita e familjes Gruda futbolli!por këtu nuk ka çfar bon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur