Golden Globes 2023/ Filmi 'Banshees of Inisherin' merr tre çmime, aktori më i mirë: Nuk e prisja që të kisha këtë audiencë

Me skenografi perfekte, mijëra të ftuar, veshje nga stilistët më në zë dhe humor nga personazhet më të famshëm të Hollywoodit u organizua ndarja e çmimeve “Golden Globes”.

Çmimi i madh shkoi për filmin gjysmë-autobiografik të Steven Spielberg "The Fabelmans". Filmi dokumenton jetën e një familjeje hebreje, bazuar në familjen e Spielberg dhe fillimin e dashurisë së tij për të bërë filma. Spielberg kujtoi pak fillimin e karrierës së tij në fjalimin e tij.

“The Banshees of Inisherin” fitoi çmimin për filmin më të mirë muzikal apo komedi. Ky ishte filmi më i nominuar në Golden Globes, me tetë nominime.

Sa i përket serialeve, ishte "House of the Dragon" që mori me vete në shtëpi Golden Globe.

Aktori i dashur për publikun shqiptar, Kevin Costner gjithashtu fitoi çmim për interpretimin më të mirë në "Yellowstone".

Nuk mungoi gjatë mbrëmjes edhe humori i komedianit Eddie Murphy.

Ai bëri një shaka në lidhje me shuplakën e vjetshme në çmimet Osca, ndërsa vetë mori Golden Globes për të arritjet në karrierë.

Për herë të parë në jetë, aktorja Michelle Yeoh u ngjit në skenë për të marrë çmimin e saj si aktorja më e mirë.

Ndërkohë, mbrëmja më e rëndësishme në botë për artin, u përshëndet edhe nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili tha se nuk do të ketë olufrtë të tretë botërore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:12
VIP-at që shkëlqyen në tapetin e kuq të Golden Globes 2023 (FOTO)

Mbrëmjen e ‘Golden Globes 2023’, të gjithë i kishin sytë te VIP-at për veshjet e tyre. Më poshtë mund të shihni cilat janë të veshurat më mirë nga Rihanna që zgjodhi ngjyrën e zezë deri te Letitia Ëright e veshur me Prada.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit

Vokshi-mazhorancës: A keni turp që nuk miratoni kërkesat për informacion? Sterilizimi dhe check up po paguajnë që të pengohen hetimet e Komisionit