Të dy të arrestuarit posedonin dokumente të falsifikuara të policisë, të cilat i përdornin për tu identifikuar si punonjës së Policisë së Shtetit.
Arrestimi i Fatjon Ahmetaj, 30 vjeç dhe 26- vjeçarit Ermir Bollmoshi, është bërë pasi u janë prezantuar si punonjës policie 17- vjeçarëve E.GJ dhe E. H, të cilëve u kanë marrë çantat dhe 3 aparate celularë.
Mbi dy të arrestuarit rëndojnë akuza e “Vjedhjes të kryer në bashkëpunim" dhe "Mbajtjes pa të drejtë të uniformës".