U ndërtua rruga rreth shtyllës apo shtylla në mes të rrugës?! Kjo është dilema që lind në aksin dytësor Plepa-Golem, nga ana e Shkëmbit të Kavajës, ku një shtyllë e tensionit të lartë gjendet në mes të rrugës.
Pavarësisht se janë vendosur disa tabela sinjalizuese, kjo nuk duket se nuk e shmang rrezikun për aksidente.
Drejtues e automjeteve ironizuan punimet duke u shprehur se kalojnë aty vetëm për të parë shtyllën si “atraksion”.
‘Na pëlqen shumë ekstrem dhe është arsye se pse kalojmë këtu para. (qesh)’- tha një qytetar.
‘Kjo duhet hequr pa diskutim.’- tha një tjetër.
‘Kjo shtyllë duhet të hiqet për hir të jetës së njeriut.’- u shpreh një qytetar.
Gjatë vëzhgimit të “Report Tv” në terren, hasin disa punonjës të OSHEE, por që nuk kanë dijeni për shtyllat e tensionit.
'Tani nuk e di se çfarë bëhet. S’kemi lidhje fare!’- tha punonjësi i OSHEE-së.
Rruga dytësore përgjatë autostradës Durrës-Kavajë me gjatësi 5 kilometra është asfaltuar një muaj më parë, pavarësisht se po punimet nuk kanë përfunduar, është hapur për të shfryrë trafikun e sezonit. Burimet thanë se projekti parashikon spostimin e shtyllës, proces që pritet të kryhet nga OSHEE muajt në vazhdim.
Ky segment rrugor është pjesë e projektit për rikualifikimin urban të zonës turistike të Golemit, investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit përmes kredisë nga Banka Botërore me vlerë 4.5 milionë USD.
-
Çfarë lajmi
Përgjigju -
Kete duhet ta vendosin Rama (pasi te perfunfoje turin fotografik me liderat boterore) tek postet e Shqiperise turistike bashke me gropat ne 2 km te rruges nacionale prane kryqezimit ne Arapaj - Shkembi i Kavajes. Hajde Rame e sistemoji se po kujtojne se ka ardhur Wagneri per pushime ne Durres or teeeejjjjj
Përgjigju -
Paradoks shqiptar dhe humor ballkanik!
Përgjigju -
Në asnjë vens të botes nuk mundet që të ndodhë Kjo shëmti e çmendur…!
Përgjigju











Komente
Komento